Një lokal në zonën e Brrylit në Tiranë është përfshirë nga flakët

Shqipëria

Një lokal në zonën e Brrylit në Tiranë është përfshirë nga flakët

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 00:42
Foto ilustrim

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:40 minuta, ndërsa nuk dihen ende shkaqet.

Zjarri ka qenë i përmasve të mëdha dhe për pasojë flakët janë përhapur edhe ne nje lokal tjeter, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Policia sqaron se nga zjarri ka vetem deme materiale. Po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.12.2022, rreth orës 23:40, te Brryli ka rënë zjarr në një lokal dhe zjarri është përhapur dhe në një lokal tjetër ngjitur tij.

Zjarri është fikur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat