Makinat përplasen me njëra-tjetrën në Lezhë, të dyja dalin jashtë rrugës

Shqipëria

Makinat përplasen me njëra-tjetrën në Lezhë, të dyja dalin jashtë rrugës

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 18:53
Foto nga aksidenti

Një aksident ka ndodhur këtë të mërkurë pasdite në aksin rrugor Lezhë-Milot, në afërsi të kryqëzimit të Rriles.

Dy mjete janë përplasur më njëra-tjetrën.

Si pasojë e goditjes së fortë, Volkswagen-i dhe Touran-i kanë dalë jashtë rrugës.

Megjithatë, nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar, ndërkohë që nuk dihet rrethanat apo shkaqet e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat