“A mund të ketë më vit të ri pas kësaj?”- Deputeti i PD reagon pas vdekjes së 48-vjeçares në Bashkinë e Lushnjes

Shqipëria

“A mund të ketë më vit të ri pas kësaj?”- Deputeti i PD reagon pas vdekjes së 48-vjeçares në Bashkinë e Lushnjes

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 12:19
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka reaguar pas ndarjes nga jeta të 48-vjeçares Shpresa Cani, e cila pësoi atak kardiak në ambientet e bashkisë së Lushnjes pas debatit për shkak se i ishte hequr ndihma ekonomike.

Korreshi shprehet se nuk mund të ketë kartolinë më të shëmtuar se kaq në këtë fundvit. Ai shton se sado të zbukurohet qyteti për festa, ky është realiteti i hidhur këto festa.

“Familje pafund ne nevoje qe jane drejtuar deshperimishte ne dyert e bamirseve privat qe edhe kete jeni munduar me fotot tuaja ta shtetëzoni”, shkruan ai.

Reagimi i plotë

A mund te kete me vit te ri pas kesaj ??

A ka kartoline me te shemtuar se kjo??

Trishtim!

Sado ta zbukuroni qytetin ky eshte realiteti.

Shikoni neper dyqane artikulli qe eshte shitur me shume jane kofshat e pules ato qe kushtojne 300 leke kilogrami. Nuk kane mundesi te blejne gjel deti e ta festojne tradicionalishte. Kjo eshte panorama e qeverisjes.

Mjerim!

Familje pafund ne nevoje qe jane drejtuar deshperimishte ne dyert e bamirseve privat qe edhe kete jeni munduar me fotot tuaja ta shtetezoni.

Dyer shteterore te mbyllura!

Arroganc!

Ngushellime familjes se te ndjeres.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat