Sali Berisha: 2022 do skalitet si viti i opozitës, ia doli t’i japë tonin të gjithë jetës politike të vendit

Shqipëria

Sali Berisha: 2022 do skalitet si viti i opozitës, ia doli t’i japë tonin të gjithë jetës politike të vendit

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 12:29
Sali Berisha

Kryetari i PD, Sali Berisha, duke bërë një bilanc të vitit që po lëmë pas, deklaron se 2022 do të skalitet në muret e kohës si viti i opozitës shqiptare.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ai dhe qeveria e tij “përdori çdo mjet, çdo institucion, përdori policinë, shërbimin informativ, drejtësinë, me qëllimin e vetëm që të gjunjëzonte opozitën. Përdori bandat, përdori forma nga më të turpshme të korrupsionit, gjer dhe sulmet fizike të paprecedentë në historinë e këtij vendi, me qëllimin më ogurzi të zhdukjes së opozitës’.

Opozita ia doli jo vetëm të jetë lajmi dhe idea e vitit por t’i japë tonin të gjithë jetës politike të vendit”, theksoi Berisha.

Sali Berisha: Nuk mund të mbyllja vitin pa paraqitur një bilanc të vitit që lëmë pas në vlerësimin e PD-së dhe timin. Në këtë kontekst, viti 2022 do të skalitet në muret e kohës si viti i opozitës shqiptare.

Do skalitet si viti i opozitës se ndaj përpjekjeve të jashtëzakonshme të popullit opozitar, të PD, për të qendruar si një opozitë e vërtetë u përdorën të gjitha mjetet e paligjshme, kundër kësaj opozite me qëllimin e vetëm që ta mbanin atë një patri simotër të krimit në pushtet.

Rama dhe qeveria e tij përdori cdo mjet, institucion, policinë, SHISH, drejtësinë me qëllimin e vetëm që të gjunjëzonte opozitën.

Përdori bandat, forma nga më të turpshme të korrupsionit, deri dhe sulmet fizike të paprecedentë ndonjëherë në historinë e vendit me qëllimin më ogurzi, të zhdukjes së opozitës.

Demokratët u ngritën fuqishëm kundër atyre që përdorën korrupsionin për të luftuar antikorrupsionin, kundër atyre që përdorën krimin e organizuar për të luftuar antikrimin.
Për herë të parë në historinë e këtij vendi u aplikuan primarët. PD iu përgjigj kësaj dhune primitive, të turpshme, me armën e lirisë. Ajo vendosi në themel të rindërtimit të saj lirinë.

Opozita ia doli jo vetëm të jetë lajmi dhe idea e vitit por t’i japë tonin të gjithë jetës politike të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat