Rritja e infektimeve me koronavirus në Kinë, a do të marrë masa Shqipëria? Ja çfarë thotë Komiteti Teknik i Ekspertëve

Shqipëria

Rritja e infektimeve me koronavirus në Kinë, a do të marrë masa Shqipëria? Ja çfarë thotë Komiteti Teknik i Ekspertëve

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 15:52
Komiteti Teknik i Ekspertëve

Prej një muaji, Kina po përballet me një rritje të ndjeshme të numrit të infektimeve me koronavirus. Kjo valë e re ka ardhur pas lirimit të masave kufizuese.

Disa vende si SHBA-ja, Japonia, Taivani dhe Italia kanë marrë masa për udhëtarët që vijnë nga Kina. Ata duhet të paraqesin një test negativ.

Ndërkohë, Shqipëria aktualisht nuk do të marrë masa. Komiteti Teknik i Ekspertëve u mblodh sot dhe vendosi që të ndjekë udhëzimet e Qendrës Europiane të Kontrollit të Sëmundjeve, e cila vlerëson se situata në Kinë nuk pritet të ndikojë në shtetet europiane për shkak të nivelit të lartë të imunitetit që është krijuar në këto vende.

“Komiteti teknik i ekspertëve ka ndjekur me vëmendje në vazhdimësi situatën epidemiologjike SARS COV 2 dhe sëmundjes COVID-19. Edhe nga raportimet tona të përditshme, situata paraqitet e kontrolluar. Mesatarja e infektimeve ditore në javën e fundit, është 18 raste të reja ditore. Incidenca është 8 për 100 mijë. Numri i rasteve aktive është 195. Vetëm 2 pacientë janë të shtruar në spitalin infektiv.

Për vaksinimin janë aplikuar mbi 3 milionë doza. Një situatë e stabilizuar paraqitet edhe në rajon e Europë. Prej disa ditësh, ka pasur rritje të ndjeshme në Kinë. Nuk kemi akoma të dhëna të konfirmuara nga autoritetet kineze për shtamjen e virusit përgjegjës. Disa vende si SHBA, Japonia, Taivani dhe Italia kanë marrë si masë paraqitjen e një testi negativ për udhëtarët që vijnë nga Kina.

Qendra Europiane për Kontrollin e Sëmundjeve, për momentin nuk e shohin me risk të lartë shpërthimin e një vale të re epidemie. Për faktin që virusi qarkullon edhe në Europë, ndërsa imunizimi është i mirë. Edhe komiteti ynë i ekspertëve, vklerëson se do monitorojë dinamikën e kësaj situate, do vlerësojë masat e marra nga vendet e tjera.  Do të vlerësojmë hap pas hapi nevojën për masa shtesë” – tha Rakacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat