Deputeti Agron Çela largohet nga Partia e Lirisë. A do t’i bashkohet PS?- “Kam shumë oferta nga parti të tjera, por…”

Shqipëria

Deputeti Agron Çela largohet nga Partia e Lirisë. A do t’i bashkohet PS?- “Kam shumë oferta nga parti të tjera, por…”

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 17:13
Deputeti Agron Çela

Deputeti i Shkodrës Agron Çela është larguar nga Partia e Lirisë, por ende nuk ka konfirmuar se kujt force politike do t’i bashkohet.

Kjo lëvizje vjen vetëm pak muaj para zgjedhjeve lokale të 14 majit. Ndërsa nuk e përjashton mundësinë e bashkimit me Partinë Socialiste, burimet thonë se ai ka pasur një takim me kryeministrin Rama, për të zyrtarizuar bashkimin.

“Nga Partia e Lirisë jam shkëputur, por vendimet e reja do të merren më vonë”, ka thënë Çela për “5pyetjet”, duke shtuar “unë jam shumë korrekt, kam mbyllur një lëvizje me Partinë e Lirisë, po shikoj rrugë të tjera. Kam shumë oferta nga parti të tjera”.

Në zgjedhjet vendore të 14 majit deputeti Çela do të mbështesë në Shkodër kandidatin e Partisë Socialiste.

Me ardhjen e Agron Çelës, PS-ja në Kuvend bëhet me 74 deputetë dhe koalicioni i majtë së bashku me PSD-në shkon në 78 deputetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat