Aksident në Pogradec, raportohen të plagosur

Shqipëria

Aksident në Pogradec, raportohen të plagosur

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të fshatit Tushemisht, Pogradec.

Mësohet se një 27-vjeçar duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Sakaq, bëhet me dije se ai ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Pogradecit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve

Njoftimi:

Më datë 31.12.2022, rreth orës 07:15, në hyrje të fshatit Tushemisht, Pogradec, shtetasi K. L., 27 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi K. L., i cili u transportua në spitalin e Pogradecit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat