Çfarë ndodhi gjatë natës? Shkrumbohet kapanoni me mjetet luksoze në Elbasan

Shqipëria

Çfarë ndodhi gjatë natës? Shkrumbohet kapanoni me mjetet luksoze në Elbasan

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 10:45
Foto ilustrim

Një kapanon me automjete të parkuara është përfshirë nga flakët gjatë natës së djeshme, ku për pasojë janë djegur disa makina luksoze.

Njarja ka ndodhur në rrugën “Ymer Peni” në lagjen Skënderbej në Elbasan. Dyshohet se makinat mbaheshin për shitje dhe kapanoni ishte i mbikëqyrur me kamera sigurie dhe sistem alarmi.

Dyshohet se autori që ka vënë flakën është kujdesur të çaktivizojë më parë sistemin e kamerave dhe alarmin dhe më pas ka vendosur flakën.

Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë menjëherë pas njoftimit duke neutralizuar flakët.

Ndërkohë policia ka marrë pamjet e disa bizneseve në zonë për të zbuluar autorin e ngjarjes dhe zbardhjen e plotë të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat