Zbardhet aksidenti në Elbasan, arrestohet i riu që përplasi për vdekje 53-vjeçarin dhe braktisi makinën

Shqipëria

Zbardhet aksidenti në Elbasan, arrestohet i riu që përplasi për vdekje 53-vjeçarin dhe braktisi makinën

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 33-vjeçar i cili dyshohet se është shkaktar i një aksidenti me vdekje rreth një javë më parë.

33-vjeçari me iniciale N.K ishte duke drejtuar një makinë tip BMË kur pranë fshatit Papër përplasi për vdekje 53-vjeçarin. Shoferi braktisi makinën dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Por arratia e tij nuk ka zgjatur shumë pasi policia ka arritur ta lokalizojë dhe më pas është arrestuar.

Zbardhet aksidenti rrugor me pasojë vdekjen e një 53-vjeçari, në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin dhe më pas u largua nga vendngjarja.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, si rezultat i një pune intensive hetimore dhe profesionale, bënë të mundur zbardhjen e aksidentit rrugor, me pasojë vdekjen, të ndodhur më datë 22.12.2022.

Si rezultat, nga shërbimet e Policisë u bë identifikimi, lokalizimi dhe ndalimi i drejtuesit të automjetit, shtetasit N. K., 33 vjeç, banues në Papër, Elbasan, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Nga veprimet hetimore, rezultoi se ky shtetas, më datë 22.12.2022, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër, duke drejtuar automjetin tip “BMW X3”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin D. Xh., 53 vjeç, banues në fshatin Vidhas, Elbasan, i cili ka qenë duke lëvizur me këmbë. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Automjeti tip “BMW X3” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat