Festat e fundvitit! Për 1 javë rreth 40 mijë shqiptarë kanë hyrë nga Kapshtica në atdhe

Shqipëria

Festat e fundvitit! Për 1 javë rreth 40 mijë shqiptarë kanë hyrë nga Kapshtica në atdhe

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 12:52
Foto ilustrim

Edhe në ditën e fundit të vitit shumë qytetarë shqiptarë kanë mbërritur në Shqipëri duke kaluar nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës.

Policia e kufirit ka operuar me numrin më të lartë të sporteleve në varësi të situatës së krijuar për të evituar radhët dhe pritjet e gjata.

Aktualisht në këtë pikë situata paraqitet e qetë, mjetet janë duke kaluar nga të dyja anët në normalitet.
Në fakt, ka qenë një javë intensive në Kapshticë pasi shtetasit shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Greqi kanë zgjedhur të kalojnë festat e fundvitit Krishtlindjet dhe vitin e ri në vendin e tyre e sipas raportimeve të policisë përgjatë këtyre ditëve që prej datës 23 nga kjo pikë kalimi kanë hyrë rreth 40 mijë shtetas dhe kanë dalë më shumë se 19 mijë.

Ndërkohe sa i përket shifrave të 24 orëve të fundit kanë hyrë 5292 shtetas dhe kanë dalë 2831.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat