Mbushur furgonin me 23 emigrantë drejt Malit të Zi! Si u kap i riu, merrte 500 euro për person për të kaluar kufirin

Shqipëria

Mbushur furgonin me 23 emigrantë drejt Malit të Zi! Si u kap i riu, merrte 500 euro për person për të kaluar kufirin

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 14:13
Foto ilustrim

Një furgon mallrash mbushur me 23 emigrantë nga vendet e MENA është kapur në autostraden ” Milot – Morinë”.

Mjeti drejtohet nga një 32-vjeçar, i cili është vendosur në prangat e policisë. Ai raportohet se kishte marrë 500 euro për person, për t’i transportuar emigrantët drejt Malit të Zi.

“Në autostraden ” Milot – Morinë”, në vendin e quajtur Rrubik, kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin tip furgon i mbyllur, i përshtatshëm për transport mallrash, me drejtues shtetasin E. K. Pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në këtë automjet janë gjetur 23 emigrantë nga vendet MENA, të cilët 32-vjeçari po i transportonte kundrejt 500 eurove/person, drejt Malit të Zi, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Në përfundim të veprimeve për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi E. K, 32 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”,”- shkroi policia.

Njoftimi i policise: 

Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Sinjali”, për goditjen e dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt pagesës, për të kaluar kufirin paligjshmërisht.

Operacioni, rezultat i punës së koordinuar të shërbimeve të Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës ” Milot – Morinë” dhe atyre të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Lezhë e Komisariatit të Policisë Mirditë.

Transportonte me një furgon mallrash, 23 emigrantë, kundrejt 500 eurove/person, për të kaluar kufirin në kundërshtim me ligjin, kapet në flagrancë në Rrubik, dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

Si rezultat i bashkëpunimit të pandërprerë të shërbimeve të Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës ” Milot – Morinë” dhe specialistëve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Lezhë e Komisariatit të Policisë Mirditë, për të parandaluar dhe për të goditur dhënien ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalimin e paligjshëm të kufirit, të mbështetur nga inteligjenca informative, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Sinjali”.

Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e policisë, në autostraden ” Milot – Morinë”, në vendin e quajtur Rrubik, kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin tip furgon i mbyllur, i përshtatshëm për transport mallrash, me drejtues shtetasin E. K. Pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në këtë automjet janë gjetur 23 emigrantë nga vendet MENA, të cilët 32-vjeçari po i transportonte kundrejt 500 eurove/person, drejt Malit të Zi, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Në përfundim të veprimeve për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi E. K, 32 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe një aparat celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat