Festat e fundvitit, vijon fluksi në Morinë, 10 mijë persona hynë në Shqipëri gjatë 24 orëve

Shqipëria

Festat e fundvitit, vijon fluksi në Morinë, 10 mijë persona hynë në Shqipëri gjatë 24 orëve

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 16:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Jo vetëm shqiptarët e Kosovës kanë zgjedhur Shqipërinë për të festuar ndërrimin e viteve, por dhe shtetas të huaj. Mëngjesin e së shtunës nga Morina kanë hyrë në vendin tonë dhe familje nga Bullgaria.

“Po shkoj për vitin e ri në Durrës. Është hera e parë që vij nga Bullgaria për të festua në Shqipëri.”

“Me familjen po vij nga Bullgaria për të festuar vitin e ri në Shqipëri, në Tiranë. Gëzuar!”

Përmes pikës  kufitare të Morinës në 24 orët e fundit kanë hyrë në Shqipëri rreth 10 mijë persona. Drejt Kosovës kanë udhëtuar 9.300.

Ky shtetas turk me origjinë shqiptare tregon se me familjen e tij darkën e Vitit të ri do ta kalojë në Ulqin dhe kur të kthehet do vizitojë të afërmit në Tiranë.

Një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës lehtëson kalimin e qytetarëve në ditë festash. Ata hyjnë dhe dalin në pikën doganorë të Morinës pa kontrolle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat