Rrugët e Shqipërisë u përgjakën gjatë vitit 2022, u shënuan 1190 aksidente dhe 161 viktima

Shqipëria

Rrugët e Shqipërisë u përgjakën gjatë vitit 2022, u shënuan 1190 aksidente dhe 161 viktima

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Që prej muajit janar, në të gjithë vendin kanë ndodhur 1190 aksidente që shkaktuan 161 viktima.

Referuar të dhënave të Policisë Rrugore, mësohet se janë kanë ndodhur 186 aksidente më pak.

Në 2021 ndodhën 1376 aksidente.

Me ulje, fatmirësisht ka qenë edhe numri i personave që ndërruan jetë në këto ngjarje rrugore.

Humbën jetën 36 persona më pak, krahasuar me vitin e shkuar.

Në qershor, aksidenti i rëndë i ndodhur në vendin e quajtur Ura e Goricës, në rrugën hyrëse të Beratit, i mori jetën drejtueses së makinë tip “Wolksvagen” Klaudia Xhaferraj dhe djalit të saj 6 vjeç.

E reja humbi kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, dhe makina përfundoi në lumin e Osumit.

Ndërsa në fund të nëntorit, në fshatin Bogë të Shkodrës, Pjetër Rushaj dhe djali i tij 18 vjeç humbën jetën.

Rrjedha e fuqishme e përroit të ‘Nicajve’ mori përpara fuoristradën ku udhëtonin babë e bir dhe vajza e familje. Fatmirësisht kjo e fundit mundi të mbijetojë.

Që prej janarit të 2022, në të gjithë vendin mbetën të lënduar 1463 qytetarë. Nga të cilët, 209 në gjendje të rëndë dhe 1.254 të tjerë morën plagë të lehta.

Krahasuar me 2021, numri i personave të lënduar ishin 200 raste më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat