Rruga e Arbrit kthehet në ‘gangrenë’ për qytetarët, drejtuesit e mjeteve thirrje SPAK: Hetoni firmën dhe ministren Balluku!

Shqipëria

Rruga e Arbrit kthehet në ‘gangrenë’ për qytetarët, drejtuesit e mjeteve thirrje SPAK: Hetoni firmën dhe ministren Balluku!

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 17:07
Rruga e Arbrit

Rruga e Arbrit që lidh Tiranën me Dibrën është kthyer në një gangrenë të vërtetë për të gjithë drejtuesit e automjeteve, pasi gropat dhe deformimet e aksit në shumë segmente kanë bërë që drejtuesit e mjeteve të përballen me befasi dhe amortizim të makinave.

Drejtuesit e mjeteve i kanë bërë thirrje kreut të SPAK, Altin Dumani që të nisë një hetim ndaj firmës.

Po ashtu, ata shprehen se Ministrja Belinda Balluku “e ka mendjen tek fushata që vjen e bën në Dibër e nuk pyet për gjendjen e rrugës”.

Udhëtarë nga Dibra e Madhe e Maqedonisë së Veriut e konsiderojnë këtë rrugë si “rrugë gjarpri e jo Arbri”, ndërsa emigrantët shprehen se kjo është një rrugë turpi.

Rruga e Arbrit vijon të gllabërojë qindra miliona euro nga taksat e shqiptarëve, por ajo nuk ka përfunduar ende ndonëse është inauguruar hapja e qarkullimit me ceremoni një vit më parë./ Marrë nga BW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat