Viti i Ri 2023/ Kryeparlamentarja Nikolla uron shqiptarët: Na presin sfida të mëdha! Ditët e vitet më të bukura i kemi përpara

Shqipëria

Viti i Ri 2023/ Kryeparlamentarja Nikolla uron shqiptarët: Na presin sfida të mëdha! Ditët e vitet më të bukura i kemi përpara

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 19:11
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka uruar shqiptarët për Vitin e Ri 2023. Në një mesazh të publikuar në Facebook, Nikolla shkruan se sfidat e vitit pasardhës do të jenë të mëdha.

Por, vijon Nikolla, të bashkuar, me dashuri dhe përkushtim do i përballojmë të gjitha sfidat.

Postimi i Lindita Nikollës:

Sonte, në natën e ndërrimit të viteve, uroj familjet shqiptare, këtu në Shqipëri e Diasporë,  një Vit të Ri të gëzuar!

Sfidat e 2023 janë të mëdha, por të bashkuar, me dashuri e përkushtim për vendin tonë, do t’i përballojmë ato!

Ditët dhe vitet më të bukura i kemi përpara! Shëndet e gëzime në të gjitha vatrat familjare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat