Ilir Meta uron qytetarët shqiptarë për 2023-shin: Gëzuar Vitin e Ndryshimit

Shqipëria

Ilir Meta uron qytetarët shqiptarë për 2023-shin: Gëzuar Vitin e Ndryshimit

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 19:24
Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar qytetarët shqiptarë me rastin e Vitit të Ri.

Ish-Presidenti ka publikuar në rrjete sociale një video mesazh me urimin e tij. Ai thotë se ky vit që vjen do të jetë viti i ndryshimit.

Ajo që bën përshtypje në videon e publikuar është tingulli i akrepave të orës që ecin, duke simbolizuar kështu kohën që po përfundon.

Postimi i Ilir Metës:

Të dashur qytetarë, motra dhe vëllezër, bashkëkombas kudo ku jeni. Në prag të ndërrimit të viteve dhe afrimit të Vitit të Ri 2023, kam kënaqësinë që së bashku me këtë ekip të rinjsh e të rejash të mrekullueshëm nga selia e Partisë së Lirisë t’ju urojmë Gëzuar Vitin e Ri 2023. Gëzuar Vitin e Ndryshimit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat