Ngjarjet që shënuan 2022, çfarë do të mbahet mend nga ky vit

Shqipëria

Ngjarjet që shënuan 2022, çfarë do të mbahet mend nga ky vit

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 21:16
Ilustrim

Një vit me ngjarje të vrullshme ka qenë 2022 për Shqipërinë. Çfarë do të mbahet mend nga ky vit, në vijim disa nga ngjarjet më të rëndësishme.

PD-ja e nisi e përçarë vitin 2022. Më 8 janar mbështetës të Sali Berishës u mblodhën para selisë së PD-së për të parë kontrollin e saj.

Berisha shprehej në atë kohë se lideri i PD-së në atë kohë Lulzim Basha ishte shkarkuar nga ky post përmes një referendumi brendapartiak.

Protetsuesit thyen dyer e xhama dhe hynë në ambjentet e selisë brnenda të cilit ndohdej Lulzim Basha me mbështetës të tij. Pak orë pas nisjes së protestës selia u rrethua nga efektivët e policisë që përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë njerëzit. Mbi 30 persona u arrestuan për veprime të dhunshme.

Protesta që zgjati 3 orë la pas një seli të shkatërruar dhe një PD akoma më të përçarë. Në 6 mars u zhvilluan zgjedhjet në 6 bashki: në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnje. Në zgjedhjet e pjeshme morën pjesë 11 parti me 18 kandidatë. PD shkoi e përçarë në zgjedhjet lokale.

Basha paraqiti kandidatët e tij ndërsa grupi i themelimit nga Berisha formoi koalicionin "Shtëpie  Lirisë" pjesë e të cilit ishte PL dhe parti të tjera opozitare. Në zgjedhjet e 6 marsit, 5 bashki u fituan nga PS ndërsa një bashki, Shkodra, nga kandidati i Shtëpisë së Lirisë. Pak ditë pas zgjedhjeve, Lulzim Basha në mars dha dorëheqjen si kryetari i saj. Ai tha se po e merrte këtë hap për të bashkuar PD-në dhe se është i vendosur për të ndihmuar në ringritjen e demokratëve.

Në 7 korrik Berisha thirri të parën protestë pas rimarrjes së udhëheqjes së PD-së që u përcoll me përçarje e trazira në rradhët e demokratëve.

Nën parrulën "Shqipëria në rrezik" protesta mblodhi protestues nga e gjithë Shqipëria për të demonstruar kundër PS-së me Ramën në krye.

Berisha njoftoi vetë në korrik se është shpallur nongrata nga Britania e Madhe.

Më 24 korrik presidenti Ilir Meta përfundoi detyrën e tij duke i dorëzuar stafetën presidentit Begaj. Meta mbylli një kapitull të gjatë presidencial me dekrete dhe përkthim ligjesh, përplasje me qeverinë në dyert e gjyqësorit apo dhe diplomatët e huaj.

Pasi hoqi kostumin e presidentit Meta u rikthye në krey të partisë së tij që e pagëzoi me emrin PL. Më 27 tetor PD dhe PL firmosën nëj marrëveshje për të garuar me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

Sipas marrëveshjes ato do të dalin me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme që u vendosën nga primaret e PD ndërsa PL do të ketë kryetarët e këshillave bashkiak në ato zona ku kjo parti është vendimatre për të krijuar shumicën.

Në 12 nëntor të dyja partitë zhvilluan në Bulevardin Dëshmorëte  Kombit një protestë  kombëtare. Protesta e radhës ishte jajo e 6 dhjetorit ku Berisha u sulmua fizikisht nga një i ri. Për sulmin Berisha bëri përgjegjës kryeministrin Rama. Gjatë këtij viti nga PD dhanë dorëheqjen deputetja Grida Duma dhe Alfred Rrushaj.

Ndërkohë PD vijon të mbetet në dyert e gjykatave për njohjen e statuteve. Në 4 shkurt ish-ministri i Brendshëm u shpall fajtor me formë të prerë nga Apeli për shpërdorim detyre duke u dënuar me 5 vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar do të vuajë 3.4 vite.

Një ditë pas zyrtarizimi të dorëqjes policia arrestoi në banesë në 31 mars ish-deputetin socialist Alqi Bllako. Bblako dhe ish-ministri Lefter Koka akuzohen se kanë falsifikuar dokumentin, llojin e tokës ku do të ndërtohej Incineratori i Fierit. Ata e kanë paraqitur sikur Incineratori do të bëhej në tokë truall.

Në 17 korrik ekzekutimi i 7 të rinjve që udhëtonin më një makinë nga Tirana drejt Mamurrasit në mes të ditës tronditit Shqipëërinë. Ngjarja ndodhi në mbikalimin e Fushë-Krujës ku viktima mbetën Brilant Martinaj 23 vjeç, Diklent Vata 30 vjeç dhe Besmir Hoxha 34 vjeç.

Nga breshëria e plumbae makina shpërtheu në flakë dhe Martinaj me Hoxhën us shkrumbuan brenda në mjet.

Në 2 gusht një 7 vjeçare humbi jetën në Potam pasi u godit me skaf që drejtohej nga ish-shefi i Himarës Arjan Tase. Ndaj tij rëndon akuza e vrajes me dashje në formë indirekte.

Po në gusht Ervis Martinaj një nga personat më të bujshëm të botës së krimit i akuzuar dhe kërkuar nga organet e drejtësisë rezulton i zhdukur. Ishin familjarët e Martinaj që depozituan në policinë e Lezhës një kallëzim për zhdukjen e tij. Konkretisht kallëzimi është firmosur nga xhaxhai i Ervisit, Faik Martinaj që është shprehur se nuk ka kontaktuar me nipin prej ditësh.

Kur kanë kaluar 4 muaj nga ky denoncim ende nuk dihet gjë për fatin e "Mbretit të lojërave të fatit". Në 19 nëntor një i ri i qujatur Lear Kurti humbi jetën pas shoqërimit nga policia.

Pas vdekjes së tij përveç efektivëve të policisë u pyetën dhe mjekët e spiotalit të Traumës. Sipas autopsisë, të riut iu gjet ne styomak një qese plastike ngjyrë të bardhë e çarë e dyshuar si ambalazh i lëndës narkotike.

Opozita hodhi akuza ndaj policisë. Në 15 dhjetor policia njoftoi zbardhjen e një ngjarje të rëndë të ndodhur 5 vite më parë.Bëhet fjalë për vrasjen e Menduh Kurdeda e kryer në Kodër Shupal, Tiranë. Viktima 61 vjeç në atë kohë është dhunuar dhe djegur në maj të 2017  në afërsi të malit të Dajtit. Për vrasjen e tij u arrestuan Gazmend Gota, 39 vjeç dhe Marjeta karaj 56 vjeçe.

Për herë të parë pas anëtarësimit në OKB Shqipëria ulet në tryezën më të lartë përt paqen, sigurinë dhe stabilitetin. Nga janari 2022 deri në fund të 2023, Shqipëria bashkë me Brazilin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kabulin dhe Ganën janë anëtare jo të përhershme në Këshillin e Sigurisë. Shqipëria ka të drejtën e një vote në vendimet që do të marrë këshilli i sigurimitm , ndërsa gjatë qershorit Shqipëria mori presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Qeveria shqiptare bëritë ditur se në korrik të gjitha faqet qeveritare përfshirë e-albania, ishin jashtë shërbimit për shkak të një sulmi kibernetik.

Gjatë sulmeve që rrëzuan sistemet për disa ditë, kryeministri Rama u shpreh se të dhënat janë të sigurta dhe hakerat nuk ia arritën qëllimit.

NATO konfirmoi se prapa sulmit kibernetik ishte Republika Islamike e Iranit. Në 7 shtator Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Por ndryshe nga çfarë tha Rama mjaft të dhëna janë publikuar për javë me rradhë nga Homeland Justice.

110 vjetori i pavarësisë bëri bashkë në Tiranë 260 parlamentarët e Shqipërisë dhe Kosovës. Për herë të parë ligjvënësit e dy kuvendeve u mblodhën më 27 nëntor në sallën e seancave plenare.

E marta e 6 dhjetorit ishte një ditë e shënuar për Shqipërinë, pasi liderët e Bashkimit Europian u mblodhën në Tiranë. Në përfundim të samitit të BE-së me liderët e Ballkanit Perëndimor, Rama me krerët e BE-së mbajëtn një konferencë të përbashkët në të cilën këta të fundit theksuan mbëhstetjen e bllokut për rajonin.

Këtë dhjetor zgjedhja e kreut të ri të SPAK u kthye në një betejë të madhe publike mes kryeministrit Rama dhe ambasadores së SHBA-së Yuri Kim. Ajo kërkoi që procesi i zgjedhjeve nuk duhet të manipulohej nga partitë politike. Kim nuk nguroi të ishte prezente në sallë dhe nuk la vend për spekulime e sqaroi se ardhja e saj nuk kishte për qëllim të pengonte provesin e votimit por për të treguar rëndësinë e procesit.

Sipas një njoftimi nga Ministria e Punëve të Jashtme tashmë kanë nisur procedurat e zëvendësimit të ambasadores amerikane.

Udhëtimi me gomone drejt Anglisë të mijëra shqiptarëve solli përplasje politike mes dy vendeve.

Sekretarja e Brenshme e Britanisë së Madhe Suella Braverman i cilësoi shqiptarët kriminelë, dnërsa kryeministri Rama tha për mediat ndërkombëtare se zyrtarja duhet të kërkojë ndjesë.

Të dhënat zyrtare mbi emigracionin të qeverisë angleze tregojnë se në periudhën Janar-Shtator 2022 në Britani kanë kërkuar azil mbi 13 mijë shtetas shqiptarë.

Në gusht të këtij viti atletja shqiptare Luiza Gega shkroi historinë në Myhnih. Në fianlen e 3000 metrave me pengesa ajo u shpall kampione e Europës.

Në 17 nëntor këgnëtarja shqiptare Dua Lipa mori nënshtetësinë shqiptare. Koncerti në Tiranë më 28 nëntor ishte ndalesa e saj e fundit e turit  "Future Nostalgia".

Pa shuëm zhurmë kaloi një lajm i bukur për një të re nga Durrësi. Bëhet fjalë për 20 vjeçaren Xhulia Kurti që ka rrëmbyer vëmendjen e liderëve të zhvillimit teknologjik botëror si Bill Gates me pasionin për teknologjinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat