Rama publikon fotot: 11 fëmijë kanë ardhur në jetë në ditën e parë të Vitit të Ri, do vazhdojnë të mbështeten me bonusin e bebes

Shqipëria

Rama publikon fotot: 11 fëmijë kanë ardhur në jetë në ditën e parë të Vitit të Ri, do vazhdojnë të mbështeten me bonusin e bebes

Më: 1 janar 2023 Në ora: 10:56
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama e  ka nisur vitin 2023 me një urim për qytetarët ku ka njoftuar shpërndarjen e bonusit për 11 fëmijët e parë që kanë ardhur në jetë në ditën e parë të vitit të ri.

Ai shkruan se ashtu si në vitin 2022, do të vazhdojë mbështetja me programin e bonusit e bebes edhe përgjatë këtij viti.

“GËZUAR. Me bonusin e bebes për 11 fëmijët e parë që erdhën në jetë në ditën e parë të Vitit të Ri, ashtu sikurse u mbështeten 42,060 fëmijë gjatë vitit 2022 e do të vijojnë të mbështeten me këtë program, ju uroj një vit të mbarë e të shëndetshëm”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat