Del fotoja e 24-vjeçarit që humbi jetën pak orë para ndërrimit të viteve

Shqipëria

Del fotoja e 24-vjeçarit që humbi jetën pak orë para ndërrimit të viteve

Më: 1 janar 2023 Në ora: 11:55
Yllson Tasha.

Një aksident rrugor i ka shkaktuar vdekjen 24-vjeçarit Yllson Tasha.

Nata e ndërrimit të viteve që duhej të ishte gëzim për çdo familje u shndërrua në një tragjedi për familjen Tasha.

I riu ka qenë duke drejtuar automjetin tip ‘Fiat punto’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke dalë nga rruga ku për pasojë ka humbur jetën

Ai ka rënë nga ura, nga një lartësi 30 metra pasi humbi kontrollin e mjetit. Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat