Në kërkim prej tre ditësh, e moshuara gjendet e pajetë në lumin e Prespës

Shqipëria

Në kërkim prej tre ditësh, e moshuara gjendet e pajetë në lumin e Prespës

Më: 2 janar 2023 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Pas tre ditë kërkimesh, është gjetur e pajetë e moshuara nga Pusteci, e cila rezultonte e zhdukur që prej 31 dhjetorit.

Burime për Abc News bëjnë me dije se mëngjesin e sotëm, pas kërkimeve të emergjencave të bashkisë, zjarrfikëses dhe policisë, u gjet një trup i pajetë në liqenin e Prespës, dyshohet të jetë trupi i të moshuarës.

Në vendin e ngjarjes po shkojnë ekspertët të cilët pritet të zbardhin rrethanat, ndërsa pas nxjerrjes së trupit, viktima do t’i nënshtrohet autopsisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat