Aksident tragjik në rrugën e Arbrit, tre viktima dhe katër të plagosur

Shqipëria

Aksident tragjik në rrugën e Arbrit, tre viktima dhe katër të plagosur

Më: 4 janar 2023 Në ora: 19:56
Pamje nga aksidenti

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Arbrit, ku kanë humbur jetën 3 persona dhe 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas policisë rreth orës 18:15, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’,  janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe për pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasit  Kujtim Istrefi, Murat Istrefi dhe Lulzime Istrefi.

Të plagosur kanë mbetur Mërgim Lazri 25 vjeç, Edison Lazri 20 vjeç, Kadrie Markeçi, Firuze Istrefi 56 vjeç.

Njoftimi:

Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’,  janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe për pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasit K.I., dhe M.I. si dhe ka humbur jetën në spital shtetasja L.I.

Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital shtetaset  F.I., K.M., dhe shtetasit M.L., E.L.,  pasagjer në automjete.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat