Klodiana Lala tregon se si u zbulua urdhëruesi i vrasjes së Edmond Papës: Albano Velo e ka nisur planin që në nëntor, u filmua në lagje!

Shqipëria

Klodiana Lala tregon se si u zbulua urdhëruesi i vrasjes së Edmond Papës: Albano Velo e ka nisur planin që në nëntor, u filmua në lagje!

Më: 4 janar 2023 Në ora: 23:26
Gazetarja Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e Albano Velos, i cili akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e biznesmenit Edmond Papa. Ky i fundit u vra pak ditë më parë në një lokal në Tiranë.

Gazetarja është shprehur djali i policit Dilaver Velo, është kapur mat nga disa pamje filmike. Lala tha se që në muajin nëntor Velo ruante ‘objektivin’ e tij. Ajo tha se ngjarja mendohet të ketë ndodhur si shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksander Sadikajt.

“Ishte një punë e mirë e policisë së Tiranës, pasi nuk kishim hetim të tillë. Ku ende pa u mbushur dy javë, patëm reagim. E kam thënë dhe në muajin qershor, kur ndërtova dinamikën e vrasjes së Sadikajt, pasi më rezultonte se ai dhe Papa kishin pasur lidhje shoqërore me njëri-tjetrin. Në momentin kur u ekzekutua Papa, kam bërë dhe lidhjen kriminale mes tyre.

Albano Velo është autori i dyshuar, ndërsa Dilaver Velo babai i tij është pezulluar si polic. Velo dyshohet se ka bashkëpunuar me Sadikajn. Në muajin nëntor Velo ka filluar të thurë planin për ekzekutimin e Papës. Velo shfaqet ditë pas ditë me automjetin e tij në lagje.

Ai e ka survejuar viktimën që nga muaji nëntor. Ndërsa ngjarja është kundërpërgjigje për vrasjen e Sadikajt. Ai shfaqet me automjetin e tij pak para ngjarjes dhe me ekzekutuesin e tij, pasi është urdhëruesi sepse Papën e ka vrarë 40-vjeçari. Ai ka treguar dhe një detaj se ekzekutori pasi e qëlloi me 9 plumba. U kap mat nga pamjet filmike, por dhe nga disa gjurmë të tjera.”, tha Lala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat