Avokati i njohur flet hapur dhe tregon shqetësimin e madh në Shqipëri

Shqipëria

Avokati i njohur flet hapur dhe tregon shqetësimin e madh në Shqipëri

Më: 5 janar 2023 Në ora: 10:05
Redi Ramaj

Avokati Redi Ramaj tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se Shqipëria është rasti i parë në botë që nuk ka gjykata funksionale.

Ai sqaroi se kemi qenë vendi i vetëm në botë që për gati katër vjet nuk kemi pasur Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë.

“Sot kemi problematika me Gjykatën e Apelit dhe gjykatat e shkallës së parë. Nëse e keni dëgjuar, para disa kohësh vetë Bashkimi Europian, zyrtarë të BE-së thanë se asnjë shtet tjetër nuk do bëjë reformën e Shqipërisë se është shumë radikale,” – u shpreh Ramaj.

Sipas tij reforma në drejtësi që është aplikuar në Shqipëri është unike në planet dhe asnjë shtet nuk do ta provojë, pikërisht sepse është shumë radikale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat