Kërkoi masë më të lehtë sigurie, Apeli i GJKKO merr vendim për ish-ministrin Lefter Koka

Shqipëria

Kërkoi masë më të lehtë sigurie, Apeli i GJKKO merr vendim për ish-ministrin Lefter Koka

Më: 5 janar 2023 Në ora: 10:48
Lefter Koka,

Apeli i GJKKO ka lënë në burg ish-ministrin Lefter Koka, të akuzuar si i përfshirë në aferën e inceneratorëve gjatë kohës që ka qenë Ministër i Mjedisit.

Koka kishte kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në një masë më të lehtë, por GJKKO nuk e ka aprovuar kërkesën e tij.

Kujtojmë se Koka është njëri prej disa zyrtarëtë të akuzuar për “shpërdorim detyre”, si të përfshirë në aferën e Inceneratorëve.

Njoftimi i GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, sot më datë 05.01.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 10/214 akti, datë 28.12.2022 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim L.K., ndaj vendimit nr. 297 akti, datë 25.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt “Zëvendësimi i masës së sigurimit personal” dhe vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 297 akti, datë 25.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat