Ambasadorja Yuri Kim në SPAK, vizita e parë që pas zgjedhjes së kreut të ri Altin Dumani

Shqipëria

Ambasadorja Yuri Kim në SPAK, vizita e parë që pas zgjedhjes së kreut të ri Altin Dumani

Më: 5 janar 2023 Në ora: 10:49
Ambasadorja amerikane Yuri Kim

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka mbërritur paraditen e 5 janarit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Kjo vizitë është e para e diplomates amerikane pas zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, Altin Dumani.

Yuri Kim ka zgjedhur këtë institucion të drejtësisë shqiptare për të vizituar të parin për vitin e ri 2023.

Nuk dihet me kë do të jetë takimi i Kim në SPAK, teksa pritet që të ketë një prononcim të diplomates pas përfundimit të tij.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat