Virozat dhe Covid-19 në Shqipëri/ Mjeku Artan Simaku tregon shenjat si ta dallojmë nga çfarë jemi infektuar dhe ç’duhet bërë

Shqipëria

Virozat dhe Covid-19 në Shqipëri/ Mjeku Artan Simaku tregon shenjat si ta dallojmë nga çfarë jemi infektuar dhe ç’duhet bërë

Më: 5 janar 2023 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Mjeku Artan Simaku duke folur për situatën e virozave në vendin tonë, si edhe situatën e infektimeve nga Covid-19, ka treguar dhe veprimet që duhet të ndjekin qytetarët në këtë kohë.

Sipas mjekut Simaku, aktualisht situata e gripit në vend është si para pandemisë, ndërsa shtoi se virusi i gripit dhe ai i Covid janë duke qarkulluar njëkohësisht.

I pyetur se si qytetarët mund të dallojnë nëse janë infektuar me grip apo Covid, Simaku u përgjigj se dallimi mund të bëhet klinikisht ose nga simptomat si temperatura e cila zgjat 4 deri në 5 ditë, dhimbjet e muskujve dhe gjendja e dobësisë, të cilat në rastin e gripit janë më të theksuara.

“Momentalisht situata e gripit është njëlloj si ka qenë para pandemisë, gjatë pandemisë edhe për shkak të kufizimeve gripi nuk qarkulloi dhe pati shumë pak raste viti ne dytë. Momentalisht i është kthyer qarkullimit të zakonshëm stinor, momentalisht qarkullojnë virusi i tipit A dhe tipit B. Qarkullimi është i përhapur në gjithë vendin dhe prek gjithë moshat, intensiteti është i ulët dhe ka prirje në rritje. Piku i qarkullimit arrihet në fundin e janarit dhe në fillimin e shkurtit dhe mbaron rreth muajit mars.

Taksmë kemi hyrë në fazë ne aktivitetit të zakonshëm stinor, shifrat nuk janë të larta n lidhje me gripin, por ka bashkë qarkullim të gripit dhe të Covid. Ajo që është e rëndësishme është vaksinimi. njerëzit mund të vaksinohen për të dyja viruset njëkohësisht. Përveç vaksinimit nuk duhen neglizhuar maskat, distancimi dhe higjiena për grupet me risk të popullatës.

Klinikisht nga mjekët mund të bëhet një dallim mes sëmundjeve pavarësisht se shenjat janë shumë të ngjashme. Ky dallim është temperatura dhe kohëzgjatja, gripi ka temperaturë të lartë që zgjat për 4-5 ditë dhe ka dhimbje dhe gjendje dobësie më të theksuar se covidi. Jemi në stinën ku pandemia nuk ka mbaruar akoma, vaksinimi duhet kryer për të dyja sëmundjet për të qenë më të mbrojtur”, tha ai për News24.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat