Aksident në Vlorë, 30-vjeçari përplas me makinë burrin me biçikletë

Shqipëria

Aksident në Vlorë, 30-vjeçari përplas me makinë burrin me biçikletë

Më: 5 janar 2023 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Një aksident me pasojë plagosjen e një 70-vjeçari është shënuar paraditen e sotme në Vlorë.

Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur në rrugë “Gjergj Kastrioti”, në vendin e quajtur “Ish-agjencia e vjetër”, ku shtetasi M. B., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasin K. V., rreth 70 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.
Për shkak të dëmtimeve të marra, 70-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu, drejtuesi i automjetit, shtetasi M. B. është shoqëruar në ambientet e Policisë së Vlorës, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat