Begaj mesazh ngushëllimi për Papa Benediktin: Vlerësimi i tij për harmoninë fetare në Shqipëri mbetet në kujtesën tonë!

Shqipëria

Begaj mesazh ngushëllimi për Papa Benediktin: Vlerësimi i tij për harmoninë fetare në Shqipëri mbetet në kujtesën tonë!

Më: 5 janar 2023 Në ora: 16:30
Presidenti Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj ka shprehur sot ngushëllimet për Papa Benediktin XVI, i cili vdiq më 31 dhjetor në moshën 95-vjeçare.

Begaj ka qenë i pranishëm në Ambasadën e Selisë së Shenjtë në Tiranë, ndërsa shkruan se vlerësimi i Papa Benediktit XVI për harmoninë fetare në Shqipëri do të mbetet në kujtesën tonë.

“Një filozof dhe teolog i madh, një Papë i dedikuar ndaj besimtarëve të Tij; Papa Emeritus Benedikti i XVI ishte një figurë e rëndësishme jo vetëm për katolicizmin, por për mbarë njerëzimin. bVlerësimi i tij për harmoninë fetare në Shqipëri do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë. I shoqëruar nga Nunci Apostolik, imzot Luigi Bonazzi, shpreha sot ngushëllimet e mia më të sinqerta në Librin e hapur posaçërisht në Ambasadën e Selisë së Shenjtë në Tiranë. U prehtë në paqen e përjetshme”, shkruan Begaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat