Aksident në kryqëzimin e Rrilës, transportohet në spital drejtuesi i automjetit

Shqipëria

Aksident në kryqëzimin e Rrilës, transportohet në spital drejtuesi i automjetit

Më: 5 janar 2023 Në ora: 18:48
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Milot-Lezhë, në vendin e quajtur kryqëzimi i Rrilës.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se dy makina janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Opel”, i cili është dërguar në spitalin e Lezhës  dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kryqëzimi i Rrilës vijon të mbetet një zonë problematike, ku janë shkaktuar aksidente të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat