Berisha mungon në 32-vjetorin e gazetës Rilindja Demokratike, Bylykbashi: Është sëmurë me grip

Shqipëria

Berisha mungon në 32-vjetorin e gazetës Rilindja Demokratike, Bylykbashi: Është sëmurë me grip

Më: 5 janar 2023 Në ora: 19:03
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka munguar sot në takimin për të kujtuar 32-vjetorin e gazetës Rilindja Demokratike, pasi është i sëmurë me grip.

Kështu bëri me dije deputeti Oerd Bylykbashi gjatë fjalës së tij përshëndetëse në këtë përvjetor.

Por në këtë ditë të rëndësishme për Rilindjen Demokratike, mungonte kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Në fillim të ceremonisë, deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi deklaroi se ish-kryeministri Berisha ishte me grip, ndaj edhe nuk ishte i pranishëm në ceremony.

“Më bie privilegji t’ju drejtohem juve sot në këtë përvjetor të 32-të të Rilindjes Demokratike, t’ju përcjell urimet më të mira nga Sali Berisha, kryetar i PD-së, i cili sot për arsye të një gripi, nuk arriti të na bashkohet sot këtu” – tha Bylykbashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat