Rama nis ditën me një projekt të ri/ “Tregu i Farkës në shërbim të konsumatorëve dhe fermerëve”

Shqipëria

Rama nis ditën me një projekt të ri/ “Tregu i Farkës në shërbim të konsumatorëve dhe fermerëve”

Më: 6 janar 2023 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama, e ka nisur ditën me një lajm, lidhur me tregun e ri publik të Farkës.

Kreu i qeverisë shprehet se ky treg, i shtohet zinxhirit të tregjeve në Korçë, Bulqizë, Vau i Dejës, Belsh, si hapësira të nevojshme për fermerët dhe konsumatorët, për shkëmbimin e produkteve të tyre.

MIRËMËNGJES

dhe me tregun e ri publik të Farkës që i shtohet zinxhirit të tregjeve Korçë, Bulqizë, Vau i Dejës, Belsh, si hapësira të nevojshme për fermerët dhe konsumatorët, të cilët do të mund të shesin e blejnë produkte të ndryshme duke shkurtuar kosto kohore e sidomos financiare, ju uroj një ditë të bukur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat