Pas mbledhjes maratonë me ministrat, Rama shkon në zyrën e Begajt

Shqipëria

Pas mbledhjes maratonë me ministrat, Rama shkon në zyrën e Begajt

Më: 6 janar 2023 Në ora: 10:03
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, paraditen e së premtes, ka zhvilluar një takim në Presidencë me Kreun e Shtetit, Bajram Begaj.

Takimi vjen pas atij që kreu i qeverisë zhvilloi me anëtarët e kabinetit qeveritar, takim që nisi ditën e mërkurë, për të vijuar deri në orët e pasdites së të enjtes.

Në fund të takimit me ministrat, kryeministri Edi Rama shkroi në rrjetet sociale se në këtë mbledhje u diskutua për çdo sektor si dhe u miratuan objektivat konkrete për vitin e ri.

Ky është takimi i parë që Rama zhvillon me Begajn për vitin 2023. Rama ka paralajmëruar takime dhe krerë të tjerë institucionesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat