Satelitët në orbitë, eksperti i energjisë: 6 mln euro për të fotografuar Shqipërinë

Shqipëria

Satelitët në orbitë, eksperti i energjisë: 6 mln euro për të fotografuar Shqipërinë

Më: 6 janar 2023 Në ora: 10:53
Azmer Duleviç

Eksperti i energjisë Azmer Duleviç ka komentuar lëshimin e dy satelitëve Albania 1 dhe Albania 2 në orbitë.

I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania ai tha se të dy satelitët kushtojnë 6 milionë euro dhe do të shërbejnë për tre vite.

Ai tregoi se në kontratën e siguruar me kompaninë argjentinase nga e cila janë prodhuar dhe satelitët thuhet se këto të fundit vetëm do të fotografojnë vendin tonë.

“Këto dy satelitë janë të prodhuar nga kompani argjentinase, dhe janë në vlerën 6 milionë euro për tre vite. 3 vite do të jetë gjatësia e këtyre satelitëve sepse janë me bateri dhe me panele diellore që vet karikohen nga dielli në orbitë. Pas tre vitesh këto bien. 6 milionë euro kushtojnë këto satelitë dhe në kontratën që unë kam siguruar thuhet që këto do të jenë për të marrë imazhe mbi sipërfaqen e vendit tonë, vetëm për t’i bërë foto territorit. Këto satelitë do të jenë nga 1 deri në 8 minuta mbi territorin e Shqipërisë sepse bëjnë lëvizje dhe trajektore në orbitë”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat