Zgjedhja e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, ja kur mbahet Mbledhja e Posaçme

Shqipëria

Zgjedhja e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, ja kur mbahet Mbledhja e Posaçme

Më: 6 janar 2023 Në ora: 15:58
Gjykata Kushtetuese

Gjykata e Lartë ka njoftuar se të hënën, më 16 janr, do të mblidhen gjyqtarët e saj për të zgjedhur anëtarin e Gjykatës Kushtetuese. Siç bëhet me dije në njoftimin e gjykatës, Mbledhja e Posaçme pritet të mbahet të hënën në orën 09:30. Dy kandidatët për në Kushtetuese janë Elsa Miha dhe Holta Zaçaj.

Njoftimi i plotë:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka përcjellë në Gjykatën e Lartë më datë 30.12.2022, raportin e miratuar dhe listën me dokumentacionin shoqërues të kandidatëve që kanë konkuruar për vendin vakant të Gjykatës Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë më datë 16.01.2017 dhe rishpallur më datë 19.04.2019, 03.06.2021, 31.01.2022, si edhe më datë 28.10.2022.

Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, z. Sokol Sadushi, në zbatim të detyrimeve ligjore që burojnë nga pika 3 e nenit 7/ç të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), nenit 4 të Rregullores së Mbledhjes së Posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, si dhe të nenit 26, pika 2 të ligjit nr. 98/2018 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, ka vendosur thirrjen e Mbledhjes së Posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, për të zgjedhur anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, ditën e hënë, datë 16.01.2023, ora 09.30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat