“M’u dogjën dokumentet e Anglisë, humba dhe punën”- 50-vjeçari akuzohet pa prova për plagosje: Ja apeli për autoritetet

Shqipëria

“M’u dogjën dokumentet e Anglisë, humba dhe punën”- 50-vjeçari akuzohet pa prova për plagosje: Ja apeli për autoritetet

Më: 7 janar 2023 Në ora: 17:30
Foto ilustrim

Një sherr i ndodhur 1-vit më parë mes disa të rinjve në oborrin e një lokali në Dimal, ka penalizuar 50-vjeçarin Neritan Tafa, i cili është akuzuar si përgjegjës për plagosjen e 36-vjeçarit Erjon Furxhiu, që rezulton të jetë shok me Neritanin.

Në 7 Janar të vitit 2022 disa të rinj, pas konsumimit të alkoolit në një lokal në Dimal janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin në oborrin e lokalit.

Shtetasi Neritan Tafa ka mbërritur më vonë për të ndarë sherrin mes të rinjve, pasi njëri prej tyre ishte nipi i tij. Pas përfundimit të konfliktit, Tafa dhe disa shok të tij kanë qëndruar jashtë lokalit duke biseduar dhe Tafa ka thyer në kangjellat e lokalit dhe shkopin e golfit që mbante në dorë

Pak minuta më vonë, shoku i tij Erjon Furxhiu ka ndjerë gjak në këmbë dhe është dërguar në spital nga një shok i tij, po pa e kuptuar se një pjesë e shkopit të golfit që u thye i kishte hyrë në këmbë.

Edhe pse në spital i dëmtuari Erjon Furxhiu ka deklaruar se është plagosur pa dashje nga mbetjet e një shkopi golfi që u thye, policia shpalli në kërkim Neritan Tafën, të cilin e arrestoi mëngjesit e së nesërmes në banesën e tij, duke e akuzuar për “Plagosje me armë zjarri”.

Pas kontrollit të bërë në banesën e tij nuk u gjet armë zjarri, ndërkohë që edhe nga deklarimet e më tepër se 20-dëshmitarëve në vendngjarje u pohua se nuk është gjuajtur me armë. Dy ditë më vonë, Tafës ju caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” me afat 40-ditë, me qëllim që Prokurori e Beratit të grumbullonte provat e nevojshme.

Pas 40-ditësh, masa në vijim e marrë nga Gjykata e Rrethit të Beratit për Neritan Tafën ishte “arrest shtëpie”, mase kjo më të cilën Tafa vazhdon të qëndrojë prej 1-viti në banesë.

Duke pritur për një vit me radhë që të vihet drejtësi nga organet vendimmarrëse për shpalljen e pafajësisë së tij dhe duke parë burokracitë e njëpasnjëshme, Tafa ka vendosur ta bëjë publike në media problemin e tij.

Në dokumentet që ai disponon vërehet se asnjë prej mjekëve të Repartit të Urgjencës dhe Kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Beratit, nuk ka konstatuar plagë të shkaktuar nga armë zjarri, ndërkohë që edhe akti i ekspertimit mjeko-ligjor, i bërë nga 3 ekspertë nuk e konstaton këtë fakt.

Tafa deklaron se prokuroria dhe gjykata po e akuzojnë dhe dënojnë pa asnjë provë. Edhe në kamerat e sigurisë të lokalit, duket qartë që Neritan Tafa del nga makina e tij vetëm me një shkop golfi në dorë dhe jo me armë.

50-vjeçari kërkon drejtësi dhe shpalljen e tij “të pafajshëm”, pasi-siç pohon edhe vetë kjo ngjarje i ka ndryshuar rrjedhën e jetës të cilën e kishte ndërtuar prej vitesh jashtë Shqipërisë.

Duke qene se ai vazhdon të jetë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” nuk ka mundur dot të largohet nga vendi dhe ka humbur edhe vendin e tij të punën në Britaninë e Madhe.

Babai i 4 fëmijë, banues në fshatin Arrëz në bashkinë Dimal, i bën apel shtetit te zbardhë ngjarjen dhe të vërtetojë pafajësinë e tij, fakt ky i pohuar dhe nënshkruar edhe nga vetë i dëmtuari Erjon Furxhiu.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat