Ministri Peleshi prezanton arritjet e Ministrisë se Mbrojtjes dhe objektivat për vitin 2023

Shqipëria

Ministri Peleshi prezanton arritjet e Ministrisë se Mbrojtjes dhe objektivat për vitin 2023

Më: 8 janar 2023 Në ora: 11:23
Niko Peleshi

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi po mban një konferencë për mediat, në të cilën po prezanton arritjet e këtij dikasteri, si edhe objektivat për vitin 2023.

Në prezantim po marrin pjesë edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA Gjeneral Brigade Arben Kingji, si dhe drejtori i përgjithshëm i Emergjencave Haki Çako.

Mnistri i Mbrojtjes Niko Peleshi e ka cilësuar si risi në pak kosto dhe shumë eficencë. Peleshi shton se imazhet satelitore do të kontribuojnë në shumë elementë.

“Është risi sepse ne dalim dhe bëhemi pjese e shërbimeve që vijnë nga satelitët nga hapësira. Përpos imazheve satelitore, do mund t’i përkthejnë këto imazhe në shërbime në më pak kosto dhe më shumë efiçencë. Pritet të kontribuojnë në bujqësi, në kontrollin e territorit. Pra mund të bëjmë më shumë me më pak investim.”- tha Peleshi.

Ndër të tjera, Peleshi u shpreh po ndërtohet baza taktike e NATO-s në Kuçovë ku si rezultat i pozicionit strategjik në Ballkan është zgjedhur vendi ynë.

“Ndërtimin e bazës taktike të NATO-s në Kuçovë. E para bazë ajrore e NATO-s. Jo pa qëllim është zgjedhur Shqipëria, ka një pozicion strategjik në Ballkan. Është vend aleat i NATO, i sigurt”- tha Peleshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat