Satelitët Albania 1 dhe Albania 2/ Peleshi: Ja kush do të përfitojë nga inteligjenca artificiale

Shqipëria

Satelitët Albania 1 dhe Albania 2/ Peleshi: Ja kush do të përfitojë nga inteligjenca artificiale

Më: 8 janar 2023 Në ora: 12:15
Niko Peleshi

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, gjatë një konference për shtyp, ka folur për arritjet e vitit 2022.

Ndër të tjera, Peleshi ka bërë transparencë mbi atë se kujt do t’i shërbejnë satelitët e lëshuar në hapësirë.

Sipas Peleshit,  jo vetëm siguria dhe mbrojtja por edhe institucione të tjera do të përfitojnë nga pamjet filmike që do të kapin satelitët në hapësirë.

Ministri u shpreh se në kontratë kanë kontribuar të gjitha institucionet që do të marrin shërbime nga satelitët Albania 1 dhe Albania 2 të lëshuar në hapësirë.

“Për herë të parë bëhemi pjesë e shërbimit që vijnë nga hapësira.

Kjo nuk do të shërbejë vetëm për ministrinë e mbrojtjes, por edhe institucionet e tjera të cilat përmes imazheve statelitore, do të kenë mundësi të përkthejnë këto shërbime në pak kosto.

Përmes imazheve periodike të inteligjencës artificiale do të kemi mundësi më shumë me më pak, jo vetëm në sigurinë dhe mbrojtjen por edhe në fusha të tjera.

Në kërkesat për këtë kontratë kanë kontribuar të gjitha institucionet që do të marrin shërbime nga satelitët”, ka thënë Peleshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat