Fluks në doganën e Kapshticës/ Emigrantët presin në radhë, grekët punojnë me dy sportele

Shqipëria

Fluks në doganën e Kapshticës/ Emigrantët presin në radhë, grekët punojnë me dy sportele

Më: 8 janar 2023 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Numri i lartë i emigrantëve të ardhur gjatë festave të fundvitit, të cilët po largohen drejt Greqisë ka krijuar radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Fluksi vjen për shkak se pala greke po punon me dy sportele në hyrje.

Ndërkohë që pala shqiptare po punon me katër të tillë.

Gjatë 24 orëve të fundit nga Shqipëria në drejtim të vendit fqinj kanë dalë 5453 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat