Bordi i Transparencës drejt mbylljes? Balluku: E kemi në diskutim! I takon Ministrisë së Financave të marrë vendimin

Shqipëria

Bordi i Transparencës drejt mbylljes? Balluku: E kemi në diskutim! I takon Ministrisë së Financave të marrë vendimin

Më: 9 janar 2023 Në ora: 16:36
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku është pyetur sot nëse po diskutohet mbyllja e Bordit të Transparencës së Çmimeve të Karburanteve.

Në një konferencë për mediat, Balluku pohoi se ka pasur diskutime lidhur me këtë çështje, por si vendim i takon Ministrisë së Financave.

Ajo shtoi se nga ana e qeverisë, një vendim i tillë është i mirëpritur, duke qenë se çmimi i karburanteve në bursë është stabilizuar.

“Bordi nuk ka synim të lehtësoj kostot, por transparencën. Bordi nuk vendos dhe as nuk e ul dhe as nuk e ngre çmimin. Por bën transparente metodologjinë. Se ka një bursë dhe përmes kësaj metodologjie vendoset çmimi tavan. Bursën nuk e lëviz as topi. Bordi mblidhet kur ka ndryshim çmimi.

Nuk e vendosim dot ne se kur mblidhet bordi. Duke qenë që çmimi është stabilizuar, kemi një diskutim për ndalimin e të funksionuarit. I përket Ministrisë së Financave dhe do jetë i mirëpritur si vendim. Shteti do të monitoroj edhe nëse bordi nuk do të jetë ekzistues”,deklaroi Balluku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat