U kap në flagrancë duke i dhënë pasaportë false një shtetaseje turke, arrestohet 25-vjeçari në Portin e Durrësit

Shqipëria

U kap në flagrancë duke i dhënë pasaportë false një shtetaseje turke, arrestohet 25-vjeçari në Portin e Durrësit

Më: 10 janar 2023 Në ora: 16:05
Foto ilustrim

Një 25-vjeçar është arrestuar në Portin e Durrësit pasi është kapur duke i dhënë pasaportë false një shtetaseje turke.

Policia njofton se në pranga është vendosur shtetasi B.J. 25 vjeç banues në Zvicër. Ky i fundit është kapur në flagrancë teksa i jepte një pasaportë false një shtetaseje turke.

Njoftimi i policisë së Durrësit:

PKK Port Durrës / Evidentohet dhe goditet një rast tjetër i dhënies ndihmë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

U kap në flagrancë teksa pajiste një shtetase turke, me pasaportë false, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 25-vjeçari.

Shërbimet e PKK Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, bazuar në analizën e riskut dhe si rezultat i përdorimit të pajisjeve bashkëkohore dedektuese, kanë konstatuar dhe goditur një rast tjetër të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Si rezultat, u vu në pranga shtetasi B. J., 25 vjeç, banues në Zvicër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

25-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në portin e Durrësit, teksa i jepte një shtetaseje turke, një pasaportë false, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të kundërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat