Zyrtare/ Alibeaj përjashton nga grupi parlamentar Shehun, Bylykbashin, Këlliçin e Shehajn

Shqipëria

Zyrtare/ Alibeaj përjashton nga grupi parlamentar Shehun, Bylykbashin, Këlliçin e Shehajn

Më: 10 janar 2023 Në ora: 17:02
Enkelejd Alibeaj - Sali Berisha

Enkelejd Alibeaj përjashton nga grupi parlamentar Tritan Shehun, Oerd Bylykbashin, Belind Këllici, dhe Agron Shehajn.

“Sot, më datë 10.01.2023, ka përfunduar afati 1 vjecar për distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike të deputetëve të pezulluar Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këllici dhe Agron Shehaj.

Në mungesë të aktit të distancimit, sipas vendimit nr.1 dhe nr. 1/1, datë 10.01.2022 të Kryesisë së Partisë dhe konfirmimit të Këshillit Kombëtar dhe  Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në mbledhjen e datës 15.01.2022, nga sot hyn në fuqi masa e largimit zyrtarisht të tyre nga Grupi Parlamentar.

Për këtë qëllim, është njoftuar zyrtarisht Kuvendi i Shqipërisë që deputetët Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këllici dhe Agron Shehaj nuk janë më pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike duke filluar nga data 11.01.2023”, thuhet në vendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat