Aksidentoi të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 50-vjeçari në Vlorë

Shqipëria

Aksidentoi të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 50-vjeçari në Vlorë

Më: 11 janar 2023 Në ora: 20:00
Foto ilustrim

Policia e Vlorës ka njoftuar mbrëmjen sotme se ka arrestuar një 50-vjeçar me inicialet A.M.

Sipas bluve, arrestimi i tij erdhi pasi ka aksidentuar një 60-vjeçare dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Bëhet me dije se 60-vjeçarja është nën kujdesin e mjekëve, por jashtë rrezikut për jetën.

Njofimi i policisë: 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë bënë arrestimin e shtetasit A. M., 50 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Ky shtetas, në rrugën “Ali Demi”, duke drejtuar automjetin tip “Citroen”, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen V. H., 60 vjeçe, e cila aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. M, është larguar nga vendi i aksidentit, por u kap më pas nga shërbimet e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat