Çfarë ndodhi? PD padit në SPAK Erion Veliajn

Shqipëria

Çfarë ndodhi? PD padit në SPAK Erion Veliajn

Më: 12 janar 2023 Në ora: 11:01
Belind Këlliçi, Erion Veliaj

Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj në lidhje me tenderin e rrugës “Xhon Belushi”. Ka qenë deputeti i PD, Belind Këlliçi që ka dhënë lajmin në një status në rrjetet sociale.

Në dokument thuhet se PD, kallëzon Veliajn për veprat penale:

“Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelje e barazisë së pjesëmmarjes në tendera”,  “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Mashtrimi”.

“Premtim i dhënë, premtim i mbajtur! Kallëzimi në SPAK u krye. Tenderi fiktiv i Rr. “Xhon Belushi” i shkon drejtësisë për ta gjykuar.  Tirana kërkon drejtësi nga SPAK! Ditën apo natën, ne bashkë do të ndalojmë çdo tentativë të bashkisë për të vjedhur. Ju falenderoj të gjithëve për denoncimet! Së bashku e ndalim vjedhjen! Së bashku e #FitojmëTiranën”, shkruan Këlliçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat