Anija pëson defekt në det të hapur, pas 9 orësh policia shpëton tre personat që ndodheshin në bord

Shqipëria

Anija pëson defekt në det të hapur, pas 9 orësh policia shpëton tre personat që ndodheshin në bord

Më: 12 janar 2023 Në ora: 12:08
Foto ilustrim

Ka zgjatur 9 orë operacioni i shpëtimit për tre personat në bordin e anijes që pësoi defekt në det të hapur.

Mësohet se anija ishte nisur nga Vlora në drejtim të Shëngjinit. Në orën 02:50 ajo ka pësuar defekt. Menjëherë është njoftuar kapiteneria e Portit të Vlorës e cila ka sinjalizuar policinë kufitare.

Kjo e fundit ka asistuar në operacionin e shpëtimit, ndërkohë që mjeti aktualisht është dërguar drejt Triportit të Vlorës.

Njoftimi i policisë

Kapiteneria e Portit Vlorë ne oren 02:50 ka marrë njoftimin nga  anija e peshkimit tip fllug me emrin MAKAJ 0624, me 3 persona në bord,  që ka pësuar avari në sistemin elektrik të motorrit dhe nuk mund të lundrojë pasi i është fikur motorri, gjithashtu bën ujë nga aksi i helikes. Mjeti lundrues ndodhej në veri te derdhjes të lumit Seman në këto kordinata : 40° 51′ 17.7″n / 019° 17′ 54.3 edhe ka kërkuar asistencë. Kapiteneria e Portit Vlorë ka njoftuar QNOD DHE Policinë Kufitare për situatën duke i dhënë ndihmë menjëherë mjetit.

Aktualisht mjeti po lundron I asistuar drejt Triportit Vlorë .

Siguria juaj prioriteti ynë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat