U sulmuan nga shtetasi rus në uzinën e Gramshit, del ekspertiza mjekoligjore për dy ushtarakët shqiptarë, dëmet që iu shkaktuan

Shqipëria

U sulmuan nga shtetasi rus në uzinën e Gramshit, del ekspertiza mjekoligjore për dy ushtarakët shqiptarë, dëmet që iu shkaktuan

Më: 12 janar 2023 Në ora: 13:14
Dy ushtarakët shqiptarë

Është zbardhur ekspertiza për dy ushtarakët shqiptar që u sulmuan nga shtetasi rus Mikhail Zorin në uzinën e Gramshtit në muajin gusht.

Sipas ekspertizës mjekoligjore të siguruara nga BalkanWeb, në trupin e Ardjan Xhaka janë konstatuar djegie e shtresës sipërfaqësore të lëkurës, dhimbje koke, shikim të turbullt dhe skuqje e tharje fyti, rë cilat janë shkaktuar nga ekspozimi me gaz (Sprajt).

Ndërsa në trupin e ushtarakut tjetër Aldo Bici u konstatua: “dhimbje koke, shikim të turbullt e tharje fyti, ekimozë dhe shembje e indeve të buta të dorës së djathtë.”

Sipas gazetares Klodiana Lala, nisur nga këto konstatime, ndaj Mikhail Zorin mund të ngrihet dhe akuza e plagosjes me dashje.

Prokuroria e Elbasanit po zhvillon hetime për disa vepra penale, një prej tyre ajo e spiunazhit pasi është zbuluar se janë fotografuar objekte të rëndësisë kombëtare.

Prokuroria i ka kërkuar mjekut ligjor kërkuar nga se: Çfarë dëmtimesh konstatoheshin në trupin e shtetasit Ardjan Xhaka, me çfarë mjeti ishin shkaktuar ato dhe në çfarë kategorie hynin këto dëmtime?

Me shkresën nr. 735 të Institutit të Mjekësisë Ligjore në aktin e ekspertimit mjeko-ligjor nr.735 për shtetasin Ardian Xhaka bazuar në ekzaminimin objektiv, kartelën klinike të QSUT Tiranë, janë konstatuar djegie e shtresës sipërfaqësore të lëkurës, dhimbje koke, shikim të turbullt dhe skuqje e tharje fyti. Këto dëmtime janë shkaktuar nga ekspozimi me gaz (Sprajt). Dëmtimet e shkaktuara hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve të cilat kanë sjellë për pasojë humbjen e aftësisë së përkohshme në punë në masën 9 ditë.

Në datë 20 gusht 2022 i është kërkuar mjekut ligjor se çfarë dëmtimesh konstatoheshin në trupin e shtetasit Aldo Bici, me çfarë mjeti ishin shkaktuar ato dhe në çfarë kategorie hynin këto dëmtime.

Me shkresën nr.736 Instituti i Mjekësisë Ligjore në aktin e ekspertimit mjeko-ligjor nr.736 për shtetasin Aldo Bici bazuar në ekzaminimin objektiv, kartelën klinike të QSUT Tiranë, janë konstatuar: A dhimbje koke, shikim të turbullt e tharje fyti. B- ekimozë dhe shembje e indeve të buta të dorës së djathtë. Këto dëmtime për pikën A janë shkaktuar nga ekspozimi me gaz (sprajt). Ndërsa dëmtimet për pikën B janë shkaktuar me mjet të fortë mbretës. Dëmtimet e shkaktuara hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve të cilat kanë sjellë për pasojë humbjen e aftësisë së përkohshme në punë në masën mbi 9 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat