Balla për Avokatin e Popullit: Nuk e shfrytëzoi mundësinë! Gara do jetë e hapur, kushdo që plotëson kriteret mund të kandidojë

Shqipëria

Balla për Avokatin e Popullit: Nuk e shfrytëzoi mundësinë! Gara do jetë e hapur, kushdo që plotëson kriteret mund të kandidojë

Më: 12 janar 2023 Në ora: 13:28
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka deklaruar se opozita nuk e shfrytëzoi mundësinë për të propozuar një emër për Avokatin e Popullit, duke theksuar se gara do të jetë e hapur dhe kushdo që plotëson kriteret mund të kandidojë.

Gjatë një deklarate për mediat, Balla i bëri thirrje opozitës të negociojë për emrin duke shtuar se kjo “nuk është as paudhësi e as tradhti”.

Taulant Balla: “Sapo të filloi sesioni me datën 16 do të ketë një komunikim nga ana e Komisionit të Çështje Ligjore në Kuvendin e Shqipërisë për këtë proces. Duhet të jetë proces i hapur. Mendoj që sa më shpejt të jetë e mundur t’i japim Shqipërisë një realisht një avokat populli, jo një avokat i PD në zyrën e Avokatit të Popullit.

Opozita pati kohë 8 muaj për ti dhënë vendit një Avokat Populli, por se shfrytëzoi. Duhet t’i japim mundësinë kujtdo që të shprehë interesin e tij. Do jetë proces i hapur. Opozita propozon avokatin por nuk e emëron, e bën Kuvendi. Gara do të jetë e hapur, kushdo që plotëson kriteret të vijë të kandidojë. I bëj thirrje opozitës të negociojë, nuk është paudhësi e tradhti.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat