Qeveria arkëtoi 520 milionë USD nga inflacioni, Meta: Tepër e dyshimtë humarrja e re prej 500 milionë euro

Shqipëria

Qeveria arkëtoi 520 milionë USD nga inflacioni, Meta: Tepër e dyshimtë humarrja e re prej 500 milionë euro

Më: 12 janar 2023 Në ora: 13:58
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ngritur shqetësimin dhe ka kërkuar transparencë e llogaridhënie nga qeveria e cila do të marrë një tjetër borxh 500 milionë euro.

Sipas Metës, dhe pse borxhet merret nga qeveria, kjo nuk përkthehet në rritje ekonomike për vendin, referuar dhe të dhënave që japin institucionet financiare të njohura ndërkombëtare.

Kreu i PL denoncoi se fondet e grumbulluara nga inflacioni “do të abuzohen nga hajdutët e “Rilindjes”, pra do të merret borxh për të financuar korrupsionin dhe skandalet e panumërta financiare”.

Meta theksoi se “rritja ekonomike per vitin 2023 do ngadalsohet nga 3.5% ne parashikimin fillestar ne 2.2%”.

“Per vitin 2023 Shqiperia do te jete vendi me rritjen me te ulet ekonomike krahasuar me vendet e rajonit, Pra Shqipëria vazhdon të jetë vendi më pak konkurrues në rajon”.

Deklarata e Ilir Metës:

 Qeveria do të dalë për herë të gjashtë në tregjet e kapitalit për të emetuar një Eurobond dhe tashmë ka përzgjedhur edhe konsulentin ligjor që do ta udhëheqë këtë transaksion.

Qeveria do të kërkojë sërish 500 milionë euro dhe kjo shumë edhe mund të rritet.

Në kushtet kur si pasojë e rritjes së çmimeve Qeveria arkëtoi 520 milionë USD, dhe ndërkohë që Shqipëria emetoi një Eurobond prej 650 milion euro në nëntor të vitit 2021, është tepër e dyshimtë humarrja prej 500 milion euro, që e çon borxhin publik nga 107% në vlera akoma edhe më të larta.

Sa kohë Qeveria ka arkëtuar 520 milion dollarë nga rritja e çmimeve, ndërkohë që çmimet në treg nuk janë ulur, atëhere përse merren edhe 500 milion euro hua dhe për çfarë? Është shumë e qartë se fondet e grumbulluara si pasojë e inflacionit të lartë nuk do të përkthehen në më shumë shërbime për qytetarët, por do të abuzohen nga hajdutët e “Rilindjes”, pra do të merret borxh për të financuar korrupsionin dhe skandalet e panumërta financiare.

Banka Botërore në raportin e fundit të saj parashikon një ngadalësim të rritjes ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ngadalësimi i rritjes ekonomike për vitin 2023 do te jete me i larte per Shqiperine krahasuar me vendet e rajonit.

Rritja ekonomike per vitin 2023 do ngadalsohet nga 3.5% ne parashikimin fillestar ne 2.2%.

Per vitin 2023 Shqiperia do te jete vendi me rritjen me te ulet ekonomike krahasuar me vendet e rajonit, Pra Shqipëria vazhdon të jetë vendi më pak konkurrues në rajon.

Transparenca dhe llogaridhënia para opinionit publik, në kushtet kur borxhi i radhës prej 500 milion euro do të rëndojë sërish në kurriz të tyre, është një detyrim i pakapërcyeshëm.

Pyetje që me të drejtë ngrihet në këtë rast është se si ka mundësi që ndërkohë që merret borxh pas borxhi, kjo nuk sjell asnjë efekt pozitiv për rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit, përkundrazi projeksionet e institucioneve prestigjoze ndërkombëtare flasin për përkeqësim të treguesve ekonomikë dhe socialë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat