Mashtrimi 1.2 mln euro në dëm të shtetit/ Sot seanca gjyqësore sëmuret papritur Arlind Gjokutaj

Shqipëria

Mashtrimi 1.2 mln euro në dëm të shtetit/ Sot seanca gjyqësore sëmuret papritur Arlind Gjokutaj

Më: 13 janar 2023 Në ora: 10:11
Arlind Gjokutaj

Ka munguar në seancën për vlerësim sekretari i ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj.

Nga burimet mediatike mësohet se prej dy ditësh ai është i shtruar në spitalin e Kardiologjisë për probleme me zemrën.

Në gjykatë janë Fatmir Hoxhaj, drejtor i çështjeve juridike në këtë ministri dhe Alban Ruli, përmbarues.

Të tre zyrtarët akuzohen për shpërdorim detyre. Arrestimi i tyre erdhi pas hetimeve për të pandehurin Ilir Thana, i cili akuzohet për mashtrim dhe kishin nisur edhe për zyrtarë të zyrës përmbarimore dhe Ministrisë së Financave të cilët me veprimet e bëra në kundërshtim me ligjin kanë shkaktuar një dëm ndaj buxhetit të shtetit që raportohet se kap shifrën e 1.2 milionë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat