50 mijë litra kontrabandë, sekuestrohet anija e peshkimit në Portin e Durrësit

Shqipëria

50 mijë litra kontrabandë, sekuestrohet anija e peshkimit në Portin e Durrësit

Më: 13 janar 2023 Në ora: 10:12
Porti i Durrësit

Një anije me 50 mijë litra naftë kontrabandë është sekuestruar në Portin e Durrësit.

Burime nga policia bëjnë me dije se bëhet fjalë për anijen “Geni”, e cila është e katërta anije peshkimi që zbulohet që ka mban naftë kontrabandë.

Kujtojmë se janë shumë anije peshkimi që prej vitesh bëjnë kontrabandë të naftës, duke e marrë atë me çmim shumë të ulët në vendet e Lindjes së Mesme me pretendimin se po furnizohen për nevojat e veta dhe pastaj e shesin në treg me çmim shumë herë më të lartë.

Vetëm pak muaj më parë një tjetër anije me sasi të madhe nafte kontrabandë u kap në Durrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat