Influenca ruse në Malin e Zi, Abazoviç: Ka qenë prezente për disa dekada, afrimi me BE dhe SHBA mënyra më e mirë për ta luftuar

Shqipëria

Influenca ruse në Malin e Zi, Abazoviç: Ka qenë prezente për disa dekada, afrimi me BE dhe SHBA mënyra më e mirë për ta luftuar

Më: 13 janar 2023 Në ora: 13:06
Dritan Abazoviç

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka deklaruar në një deklaratë për gazetarët se ndikimi rus në Malin e Zi ka qenë prezent prej dekadash.

Ai u shpreh se në të ardhmen situata do të menaxhohet më mirë për të shmangur këtë influencë, ndërsa shtoi se mënyra më e mirë për ta luftuar është të rritet influenca nga BE dhe SHBA.

Është prezent me dekada dhe historikisht. Ka dhe gjëra shqetësuese por unë mendoj se e kemi menaxhuar shumë mirë situatën lidhur me ndikimin rus.

Kemi shpallur non grata shumë prej diplomatëve rusë dhe do e menaxhojmë dhe në të ardhmen. Mënyra më e mirë për t’u luftuar influenca ruse është më shumë influencë europiane, influencë nga SHBA”, tha Abazoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat